Janë arrestuar tre persona të dyshuar për rrahjen e gazetarit Valon Syla, që ka ndodhur mbrëm në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – ka shkruar Sveçla në Facebook.
Syla ishte i ftuar në T7, ku ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e tyre.
“Faleminderit. Kam pasur sjellje korrekte me policinë pas sulmit. Faleminderit prej tyre dhe ministrit. Kjo tregon se kemi polici të shtetit dhe jo polici fetare që ndjell frikë në popull.” – ka thënë Syla.