25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Valon Syla pas arrestimit të personave që e sulmuan: Faleminderit, kjo tregon se kemi polici

- Advertisement -

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për rrahjen e gazetarit Valon Syla, që ka ndodhur mbrëm në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

Syla ishte i ftuar në T7, ku ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e tyre.

“Faleminderit. Kam pasur sjellje korrekte me policinë pas sulmit. Faleminderit prej tyre dhe ministrit. Kjo tregon se kemi polici të shtetit dhe jo polici fetare që ndjell frikë në popull.” – ka thënë Syla.

Të ngjashme

Të fundit