4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Valon Syla: Nga UNMIK-u kishim presion që të thoshim konflikt, e jo luftë

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla thënë në emisionin Pressing në T7 se gjatë administrimit të UNMIK-ut mbi Kosovën, gazetarët kishin pasur urdhra që lufta në Kosovë të shkruhej si “konflikt”

Ai shton se gjykata ka doza politike dhe kjo është konfirmuar.

“Jemi vend i lirë dhe kuvendi jonë ka votuar gjykatën. Fatkeqësisht gjykata po shihet se ka dozë politike”, tha ai.

Tutje ai tregon se kryeprokurori i parë është tërhequr pasi e pa që aktakuza nuk është e ndërtuar si duhet.

“Kryeprokurori është tërhequr me urdhër dhe nuk e ka të bollshme aktakuzën dhe thjeshtë ai ka punuar më ngadalë, pasi ajo që iu ka ofruar për të ndërtuar aktakuzën, nuk e ka parë të mjaftueshme për të nisur këtë akuzë”, shtoi Syla.

Syla tregon edhe për urdhrat e UNMIK-ut.

“Ajo që më bëri përshtypje, dhe ajo që une mendoj sepse jam gazetar pak gjatë luftës e pastaj në administrim të OKB-së, kemi pasur presion nga UNMIK-u që mos t’i themi luftë por konflikt. Pra na kanë thënë të themi që nuk ka pasur luftë në Kosovë. Ne në Kosovë na është kërkuar ta themi. E tash pse po themi që ka krime lufte kur ka qenë konflikt? 20 vjet pas luftës po e shohim se akuzat janë pa bazë. Edhe nuk ka transparencë. Gjyqtarit i është fshehur letra, apo dëshmia e shefit të misionit të OSBE-së. Nëse merret mendimi jem personal, pa qëndrim të matur publik, pajtohem me qëndrimin e tij që krimet kanë qenë individuale dhe kryesisht të nxitura për përfitime personale. Pra për ndonjë banesë, apo përfitim. Por jo në nivel të lidershipit shqiptar të UÇK-së. Gjykata nuk është njoftuar”, përfundoi Syla. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit