Gazetari Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu kanë pasur një përballje gjatë diskutimit në “Pressing” të T7 ku po flitet për opozitën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Syla ka thënë se “ka elektorat që kanë nostalgji për Jugosllavinë dhe ka politikanë që marrin votat duke ofenduar krerët e UÇK-së”.
Me këtë pretendim nuk u pajtua Zana Avdiu, e cila tha se “nuk mund të marrësh vota duke sharë krerët e UÇK-së”.
Syla: Një pjesë e madhe e elektoratit kosovar janë pasardhës të një sistemi që iu ka prish rehatia me ardhjen e UÇK-së
Avdiu: Valon i ka marrë 50%, që kanë votu. Ma shumë votojnë të rinj VV-në
Syla: Po a i ka pas LDK-ja pensionistat, e sot janë me Albin Kurtin sepse është ajo sturkturë”.
Avdiu: Unë mendoj që nuk fiton vota duke i sha liderët e UÇK-së.