Analisti Valon Syla ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe Martin Berishën për rritjen e çmimit të rrymës, duke thënë se tani kilovati kushton po aq sa në Bruksel, ndërsa rrogat në Kosovë janë shumë më të ulëta se ato në Bangladesht.

Syla theksoi se edhe pse disa kritikojnë KEDSin dhe KEK-un, ata nuk janë fajtorë për çmimet, pasi ato caktohen nga bordi politik i Vetëvendosjes.

Ai përfundoi duke thënë se qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime të larta, duke përmendur se tashmë po paguajnë për politikën e Kurtit.