![Valon Syla: Çka ka bo Albin Kurti që me dalë 49.5% në sondazh, nuk i besoj fare Valon Syla: Çka ka bo Albin Kurti që me dalë 49.5% në sondazh, nuk i besoj fare](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/syla.png)
Valon Syla është njëri nga panelistët në Pressing ku po diskutohet për sondazhin që e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve. Për gazetarin Syla ky rezultat është mashtrim i opinionit publik.
Syla tha në Pressing se ky sondazh është “një cirkuz mi ushqy militantat”.
“Unë mendoj që ky numër është astronomik, unë nuk e di qa ka bo Albin Kurti me dalë 49.5%”, tha Syla në Pressing.
“Në momente krejt tjera elektorale, qoftë në zgjedhje lokale e në sondazhe të mëhershme nuk janë dalë kështu. Unë e dyshoj sondazhin, seriozisht.”
“Nuk mendoj që këta (LVV) e prekin 40%, po ai është mendimi jem”, shtoi ai.
“Mendoj që Nisma-AAK janë më lartë sesa që i ka qitë, edhe LDK është shumë më lartë”.