Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i është kundërpërgjigjur gazetarit Baton Haxhiu, pasi në emisionin “Pressing” në T7 ka pohuar se “Prishtina nuk kishte shkrepur asnjë plumb gjatë luftës”.
Murati në emisionin “DPT te Fidani” ka përmendur dënimin e padrejtë të komandantit Sali Mustafa, i cili ishte i përfshirë në organizimin dhe zgjerimin e UÇK-së në rajonin e Prishtinës.
Murati më tej pohoi se lufta e UÇK-së ishte gjithëpërfshirëse dhe e të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë dhënë një kontribut në një mënyrë ose në një tjetër.
“Sot kemi një gjykatë të Hagës dhe njeriu i parë që është dënuar padrejtësisht është komandanti Cali me 26 vjet. Kjo mbyll cdo debat për angazhimin e njerëzve të Prishtinës në luftë. Nuk mund të injorojmë që lufta e UÇK’së ka qenë gjithëpërfshirëse, ku përveç pjesëmarrjes së të gjitha rajoneve, kanë marrë pjesë të gjithë shqiptarët. Jo vetëm një përpjekje e të gjithë Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve“, ka deklaruar ai.