Kandidati i PDK-së, Valon Grabovci, ka nisur këtë vit me një foto, që personifikon njerëzit e tij më të afërt, raporton Scanner.
Grabovci, që është djalë dëshmori, i quan si shtylla të familjes Nanën dhe axhën e tij, ish-deputetin Adem Grabovcin.
“Vitin 2025 po e filloj me një foto me dy shtyllat e familjes, nana dhe axha Adem!
Me dëshirë që viti që sapo kemi hyrë të sjellë paqe, mirësi dhe begati për të gjithë ju miq!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Valon Grabovci garon për deputet në listën e PDK-së me numër 55. /Scanner/