Kandidati për deputet i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim me disa aktivistë të PDK-së në komunën e Klinës, raporton Scanner.
Gjatë takimit, Grabovci vlerësoi lart rolin e rinisë në jetën politike dhe angazhimin e tyre të palodhur për të çuar përpara vizionin e partisë. Ai theksoi se angazhimi i gjithanshëm i aktivistëve është vendimtar për arritjen e fitores në zgjedhjet e ardhshme.
“Aktivistat nga Klina të vendosur për ndryshimin e madhë me 9 Shkurt të bindur në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, me besim të plotë në vizionin e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza!”, ka shkruar ai.
Kosova mundet #mamirë
#bedrihamzakryeminister
#ValonGrabovci55
Me këtë rast, ai ritheksoi mbështetjen e tij të plotë për kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër të Kosovës.
#BedriHamzaKryeministër
#ValonGrabovci55