Home Zgjedhjet 2025 Valon Grabovci dhe Memli Krasniqi priten me entuziazëm në Vrellë dhe Shushicë të Istogut

Valon Grabovci dhe Memli Krasniqi priten me entuziazëm në Vrellë dhe Shushicë të Istogut

0

Kandidati për deputet nga PDK, Valon Grabovci, së bashku me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, dhe kandidatin Shasivar Haxhijaj, zhvilluan takime me banorët e Vrellës dhe Shushicës në Istog.

Gjatë këtyre takimeve, qytetarët shprehën mbështetje të madhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, duke u shprehur të bindur se PDK-ja është alternativa më e mirë për zhvillimin e Kosovës.

“Mbështetja e sinqertë dhe besimi i qytetarëve na japin forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë më të mirë,” u shpreh Grabovci.

PDK-ja po vazhdon takimet në mbarë vendin, duke intensifikuar mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shpërndaje

Exit mobile version