15.4 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Valmir Veliu, lojtari më i ri i Prishtinës

- Advertisement -

Pas transferimit të Blend Baftiut e Hamdi Namanit të shtunën, Prishtina të dielën ka prezantuar edhe Valmir Veliun. Sulmuesi 25-vjeçar së fundi ishte pjesë e Llapit. Te Llapi ishin edhe Baftiu dhe Namani.

“Mirë se vjen Valmir!”, shkruan në njoftimin e Prishtinës. Llapi siguroi me vështirësi mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll. Edhe Prishtina, që siguroi Evropën pas fitores ndaj Llapit në finale të Kupës së Kosovës, siguroi mbijetesën pak xhiro para fundit të edicionit 2024/2025.

Prishtina të hënën do të niset drejt Turqisë për t’u përgatitur për kualifikimet e Ligës së Evropës.

Të ngjashme

Të fundit