Valmir Veliu sot ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Lojtari i kombëtares U21 të Kosovës, Valmir Veliu është transferuar nga skuadra e Llapit te ajo e Gaziantep.
Kartoni i kosovarit i ka kushtuar skuadrës turke 180 mijë euro.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Llapit, Beqir Batatina për gazetën ‘Nacionale’, përcjell lajmi.net.
“Po është e vërtetë që Valmir Veliu është shitur për 180 mijë euro”, ka thënë ai,
Në rast se Gaziantep e shet kartonin e Veliut në ndonjë skuadër tjetër, Llapi përfiton 15% të shumës.