31.7 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Valë turistësh në Vlorë, mbi 600 mbërrijnë nga Italia

- Advertisement -

Fundjavat sjellin fluks peshuesish në Vlorë, mbi 600 pasagjerë mbërrijnë nga Italia. E diela regjistron numrin më të lartë të mbërritur në portin e Vlorës deri më tani.

Sezoni turistik në Vlorë po hyn në kulmin e tij, ndërsa fundjavat po shënojnë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe pushuesve që vijnë në qytetin bregdetar.

Përveç turistëve vendas dhe të huaj, këtë vit vihet re edhe një prani e madhe e emigrantëve shqiptarë, kryesisht nga Italia, të cilët kanë zgjedhur që pushimet verore t’i kalojnë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Vetëm mëngjesin e së dielës, në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 600 pasagjerë me tragete nga portet italiane. Sipas autoriteteve portuale, pritet që ky trend të vijojë në rritje përgjatë gjithë muajve korrik dhe gusht.

Shumë prej tyre janë emigrantë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, të cilët këtë verë kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, jo vetëm për të qenë pranë familjarëve, por edhe për të shijuar bregdetin, natyrën dhe ofertat turistike që ofron Vlorë dhe rrethinat e saj

Të ngjashme

Të fundit