Ish-banorja e BBVA, Valbona Mhilli, në Prive Klan Kosova rrëfehet për jetën e saj pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ajo ka treguar se ku e sheh veten më shumë, në ekran apo në karrige të Kuvendit.
Pas daljes nga shtëpia, ajo ka vazhduar të angazhohet në politikë, pasi me të është marrë edhe në të kaluarën – në Partinë Demokratike.
Ajo thotë se “u riktheva në vendin tim pas daljes nga Big Brother”, duke iu referuar angazhimit së saj në PD.
Para hyrjes në BBVA, ka qenë pjesë e televizionit.
Ajo thotë se televizioni dhe politika kanë qenë gjithmonë të pandashme për të.
Ndërkaq, thotë se do të ndodhë shumë shpejt edhe rikthimi i saj në televizion.
Ish-banorja e Big-ut thotë të ketë refuzuar shumë oferta marketingu, “oferta shumë të majme, me shumë zëra nga prapa”.
Ndiqeni në vijim bisedën me të dhe mësoni më shumë nga jeta e Valbonës:






