8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në ShBA

- Advertisement -

Rreth 130 milionë njerëz thuhet të jenë nën kërcënim nga një valë e gjatë e të nxehtit në SHBA që tashmë ka shënuar rekorde me temperatura të larta dhe pritet të shënojë edhe të tjera nga Bregu Lindor në atë Perëndimor.

Siç thekson meteorologu Jacob Asherman, nxehtësia dhe lagështia mund të bashkohen me temperaturat mbi 38 gradë Celsius në disa pjesë të Paqësorit dhe Atlantikut.

Ndërkohë, në Oregon, temperatura të larta pritet të kenë disa qytete duke përfshirë Eugene, Portland dhe Salem.

E rekordi i nxehtësisë raportohet të jetë thyer në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në Tokë. Në Luginën e Vdekjes temperaturat së fundmi kanë shënuar 52.8 gradë Celsius.

Në Needles, Kaliforni, ku Shërbimi Kombëtar i Motit ka të dhëna që datojnë nga viti 1888, temperatura maksimale prej 50 gradë Celsius e shënuar së fundmi, mposhti rekordin prej 49.9 gradë Celsius të vendosur në vitin 2007.

Por, bëhet e ditur se temperaturat do të rriten edhe më shumë në pjesën më të madhe të Perëndimit dhe Atlantikut. Gjithashtu, edhe lindja e SHBA-së po përgatitet për temperatura të nxehta. Baltimore dhe Maryland janë nën paralajmërim për nxehtësi të madhe, pasi vlerat thuhet të janë ngjitur deri në 43 gradë Celsius. Si pasojë e temperaturave të larta, edhe vdekjet kanë filluar të rriten.

Në qarkun Maricopa të Arizonës, i cili përfshin Phoenix, ka pasur të paktën 13 vdekje të konfirmuara të lidhura me nxehtësinë këtë vit, së bashku me më shumë se 160 vdekje të tjera të dyshuara nga nxehtësia të cilat janë ende nën hetim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit