6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Vala e të nxehtit, Greqia merr vendimin drastik: Bizneset mbyllen nga ora 12:00–16:00 ose 2000 euro gjobë!

- Advertisement -

Greqia ka marrë masa gati drastike për të gjithë qytetarët e saj, për shkak të temperaturave rekord që kanë përfshirë vendin. Të gjitha bizneseve do duhet të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00 gjatë ditës, në të kundërtën do të ketë gjoba. Ministri i Punës, Adonis Georgiadis gjatë fjalës së tij në Kuvend, u dërgoi një mesazh të rreptë bizneseve që të respektojnë vendimin ministror për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit:

“U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave. Gjoba për shkelje është 2000 euro për punonjës. Sot i kam kërkuar inspektoratit të më informojë. Deri tani nuk kam asnjë njoftim për shkelje. Duket se në një masë të madhe bizneset po përshtaten. Nuk më pëlqen të vendos gjoba, por punëtorët duhet të punojnë të sigurt.”

Si të gjithë vendet në Europë, edhe Greqia ka shënuar temperatura të larta e ndërsa prej javëve të fundit, ajo po lufton edhe me flakët.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit