Shteti iu ka borxh plot 6.23 milionë euro. Për 29 muaj, Ministria e Mbrojtjes nuk i kompensoi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për rrezikshmëri, kujdestari, punë gjatë natës, jashtë orarit, vikende, festa dhe ditë të tjera.
Prandaj, qindra ushtarët paditën shtetin. Por as pas kësaj ministria nuk ndërmori gjë.
Klani ka mësuar se për këtë arsye, Sekretari i Ministrisë i dërgoi kërkesë ministrit, Ejup Maqedonci.
Nëse kjo nuk ndodhë, siç paralajmëron zyrtari, pritet të rritet numri i padive.
Si rekomandim është dhënë edhe ndryshimi i ligjit ose reduktimi i trajnimeve të ushtarëve.
Moskompensimin e pjesëtarëve të FSK-së, përfaqësuesi i sektorit publik po e sheh plotësisht të paarsyeshëm nga institucionet.
Pjesëtarët e FSK-së deri tani janë kompensuar për kujdestari vetëm për periudhën janar-maj 2024 dhe muajin janar 2025.
Detajet gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:






