5.1 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Vaksinave kundër Covid-19 po u skadon afati (Video)

- Advertisement -

Interesim të lartë për imunizim nuk ka, veçse, vaksina në stok ka mjaftueshëm.

Mbi 800 mijë sosh janë ende në dispozicion, raporton Klan Kosova.

Megjithatë, në fillim të muajit qershor një sasie të caktuar do t’ju skadojë afati për administrim.

Derisa, disa stoqe të tjera afatin e përdorimit e kanë deri në fund të qershorit, korrikut dhe me radhë, varësisht prej periudhave kur Kosova i ka pranuar këto vaksina, si nga prodhuesi Pfizer ashtu edhe nga donatorët.

Derisa, furnizimet e fundit Kosova i ka pasur në shkurtin e këtij viti. Donacionin prej mbi 500 mijë dozash të kurës anti-COVID nga Amerika, dhe pothuajse në të njëjtën kohë Kosova e ka përmbyllur kontratën prej 1.2milion vaksinash të blera nga Pfizer.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit