Home Sport Vaki kosovare, klubi i basketbollit shkarkon trajnerin pas katër ditëve

Vaki kosovare, klubi i basketbollit shkarkon trajnerin pas katër ditëve

0
Vaki kosovare, klubi i basketbollit shkarkon trajnerin pas katër ditëve

Proton Cable Prizreni ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin maqedon Igor Mihajlovskin.

Sipas njoftimit të ekipit prizrenas, ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menaxhmentin e klubit rreth punës së tij

“Nga sot trajneri maqedon Igor Mihajlovski nuk do të jetë timonier i klubit bardh e zinj”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte”.

Prizreni bëri të ditur se gjatë javës do të prezantohet trajneri i ri.

Përndryshe, Mihajlovski u emërua menaxher i ekipit prizrenas vetëm katër ditë më herët.

Exit mobile version