11.7 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Vajzat/ Grumbullohet edhe Kosova U19, seleksionim për ndeshjet kualifikuese në Maltë

- Advertisement -

Kombëtarja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka filluar sot kampin seleksionues me gjithsej 19 futbolliste, 12 prej të cilave vijnë nga ekipe të huaja.
Përzgjedhësja Albina Rrahmani do t’i ketë tre ditë në dispozicion për t’u parapërgatitur për ndeshjet kualifikuese të muajit prill, të cilat zhvillohen në Maltë.

Kosova përveç me nikoqirin, Maltën, do të përballet edhe me Letoninë e Kazakistanin, të cilat po ashtu janë pjesë e Grupit B3 të Ligës B.
Për Rrahmanin këto grumbullime përveç se janë shndërruar në traditë, janë të nevojshme pasi ndihmojnë në komponimin e ekipit.
Ndërsa futbollistja Sara Sahiti, e cila la Gjermaninë për Kosovën dhe për herë të parë veshi fanellën dardane, premtoi se do të përkushtohet shumë për suksesin e Kosovës dhe do të jap më të mirën, derisa Liza Hoxha u shpreh optimiste se Kosova U19 mund të arrijë rezultate pozitive dhe të rikthehet në Ligën A.
Ndeshjet e këtij Grupit B3 do të zhvillohen, prej 1 deri më 7 prill. Ekipet e para nga gjashtë grupet kualifikuese dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.

Më poshtë video me deklarata dhe sekuenca nga stërvitja e parë e Kosovës U19:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit