Klubi i Futbollit Femrat Mitrovica sot e ka mposhtur KFF Hajvalia dhe kështu ka fituar kupën për edicionin 2022-23.
Në një ndeshje që u zhvillua me shumë pasion dhe rivalitet nga të dyja skuadrat, në minutën e 79-të, Mitrovica shënoi golin e fitores kundër KFF EF Hajvalia.
“Urime Mitrovicës mbrojtja e titullit, dhe përgëzime Hajvalisë për lojën e bukur”, ka shkruar zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, në llogarinë e saj në Facebook.