0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Vajza e të moshuares flet në protestë: Ju lus për drejtësi, nana ka shku atje për kujdes më të mirë

- Advertisement -

Vajza e të moshuares që u rrah në Shtëpinë e Pleqve në Pejë ka folur sot para protestuesve në Gjakovë.

Ajo ka kërkuar drejtësi për këtë rast, teksa ka thënë se nëna e saj ka prapa të gjithë protestuesit, shkruan lajmi.net.

“Ju kisha lutë që të ketë drejtësi, të vetëdijesohen të gjitha institucionet se mama ka shku atje për një kujdes më të mirë, sepse ka pas nevojë për një kujdes mjekësor, për një përkrahje dhe neve na ka pas mbrapa. Mama nuk e ka vetëm Zhanetën, Milotin dhe Taulantin. Unë çka pash sot është se mama ju paska krejt juve” ka thënë ajo.

Protesta në fjalë është organizuar nga Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 1998 – 1999”.

Tri infermiereve të dyshuara për rastin ndërkaq u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit