Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka reaguar pas raportimit në media rreth angazhimit të një tjetër pune për bashkëshorten e tij.
Ai ka thënë se ka kohë që gruaja nuk i merr këshilla për karrierë.
Madje, Uka ka shtuar se është i gatshëm që të japë edhe dorëheqje nga pozita e deputetit nëse vërtetohet se e njëjta është punësuar me ndikim.
Në këtë postim, ai ka marrë edhe një koment mbështetës.
Bëhet fjalë për vajzën e kreut të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, raporton Nacionale.
Egzonë Bulliqi, që javë më parë u konfirmua si punëtorja më e re e ATK-së, i ka komentuar Ukës, duke e ftuar që të mos merret me këto siç i ka apostrofuar ajo portalet, “pseudo-media”.