-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Vajza e Krasniqit me postim emocional në ditën e martesës së vëllait

- Advertisement -

Gresë Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, ka bërë një status emocional në ditën e martesë së vëllait Altinit, duke përmendur mungesën e babait, i cili gati që dy vjet po mbahet në Hagë, si i akuzuar nga Specialja, shkruan Scanner.

Në postimin e saj emocional, ajo shkruan se “babi do të jeshë pranë nesh, në lutjet tona, në vallzimet tona dhe në çdo dolli që do të ngrem!”

“Do të jesh pranë nesh në mengjes kur të zgjohemi, si bajraktar për të marrë nusen e deri në mbrëmje vonë. Do të jesh pranë nesh në lotet qe sigurtisht do të na tradhtojnë dhe në të qeshurat tona!”, shkruan Gresa, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Altini u bë burrë, po martohet sot!
Ne tavolinën e dashnisë do të mungosh ti Babi, njeriu më i rëndësishëm në jetët tona por ne do të festojmë edhe për ty.
Babi do të jeshë pranë nesh, në lutjet tona, në vallzimet tona dhe në çdo dolli që do të ngrem!
Do të jesh pranë nesh në mengjes kur të zgjohemi, si bajraktar për të marrë nusen e deri në mbrëmje vonë. Do të jesh pranë nesh në lotet qe sigurtisht do të na tradhtojnë dhe në të qeshurat tona!
Je kujtimi ynë më i bukur, e njeriu më i pazëvëndësueshëm.
E në orën 4, do të jeshë pjesë e festës falë teknologjisë. Me kaq jemi të lumtur, e me ty shumë krenarë!
E jetojme çdo ditë me shpresen se shumë shpejt bashkë do të shijojmë lirinë qe aq fort e meriton!

Ty Babi të urojm shëndet ndërsa Altinit dhe Elizabetes dashuri pafund!

Te trashegohen çifti i bukur! 🤍

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5366872283369858&id=100001414174159

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit