6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vajza e Jakup Krasniqit me dedikimin për babain: Çfarë jete është kjo? Nese vazhdoj të jetoj pashpresë e pa ty”

- Advertisement -

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë një shkrim për babain e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ajo shkroi për mungesën pranë familjes të zëdhënësit të UÇK-së, që aktualisht po mbahet i paraburgosur në Dhomat e Specializuara.

Ajo shtoi se janë duke pritur nga një vend që nuk ka drejtësi, të paktën tani për tani.

“Na the të vazhdojmë jetën, por çfarë jete është kjo? Kur gjysma e zemrës gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjetër kërkon të ndaloj së rrahuri!”, shkroi ndër tjerash ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Koha ecën e jeta vazhdon, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë jetë të dyfisht, në njerën shtiremi sikur gjithçka është e bukur dhe jemi të lumtur e në tjetrën me pafuqi e ndegjojmë zemren tek ulerin në heshtje, nga dhimbja që nuk pushon.

Na the të vazhdojm jetën, por çfar jete është kjo? Kur gjysma e zemres gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjeter kerkon të ndaloj se rrahuri!

Çfar jete është kjo? Nese vazhdoj të jetoj pashpresë e pa ty!

E jeta vazhdon, ndërsa ne presim drejtësi nga një vend që nuk sjell drejtësi, të paktën jo deri tani.

E ndersa ne presim, koha s’na pret dhe çdo ditë qe kalon vret copza të shpirti e të zemres!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit