3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Vajza e Jakup Krasniqit i drejtohet gazetarit Robelli pasi ky i ofendoi babanë: Je një hiç

- Advertisement -

Gazetari nga diaspora, Enver Robelli, ka shkruar një postim të tërë lidhur me fjalimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhënë në Hagë.

Ai e ka komentuar fjalimin e tij me fjalë përçmuese, ku në hyrje përdori si shprehje ‘’Jakupi jemi ne’’.

Këtë shprehje ai e arsyetoi me faktin se fjalimi i Krasniqit në Hagë shpaloste mënyrën se si ne funksionojmë si shoqëri: tragjedi me elemente naiviteti, e komedie që nuk është gazmore.

‘’Fjalimi i Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale në Hagë e shpalos krejt mënyrën se si funksionojmë historikisht si shoqëri. Historia jonë është një tragjedi me elemente naiviteti e – qe besa – nganjëherë edhe komedie. Por nuk është komedi gazmore. Në këtë kuptim “Jakupi jemi ne” si shoqëri, si mentalitet, si qenie sociale’’, tha Robelli.

Ai gjithashtu tha se Jakup Krasniqi është mësatarja e kosovarit të cilit patetika ia lëkund patriotizmin.

‘’Andaj Jakup Krasniqi është ajo mesatarja e kosovarit të cilit patetika ia lëkund patriotizmin. Po, vërtet: “Jakupi jemi ne”. A është dashur ky proces për ta kuptuar këtë? Jo. Kemi pasur rast të mësojmë. S’kemi mësuar. As kuptuar pothuaj asgjë. Andaj tronditja e zhurma në llozhën e patriotëve është hipokrizi kolosale’’, shkroi Robelli në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ndaj gjithë shkrimit të Robellit, reagoi ashpër vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi:

Ajo iu drejtua Robellit, duke I thënë se mundesh të jesh gjithçka, por Jakup s’mund të jeshë kurrë.

‘’Enver, mundesh me qene gjithcka, mundet zoti edhe hane edhe diell me te bo. Por Jakup kurre’’, tha ajo në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Vajza e Jakup Krasniqit, gjithashtu reagoi specifikisht në fjalët e Robellit, se e quajti Jakup Krasniqin mesatare e Kosovarit, duke e quajtur Robellin zero, një asgjë, një hiç.

‘’Nese Jakupi eshte ajo mesatarja e kosovarit, ti je nen mesataren e kosovarit. Madje as nen, je zero, je nje asgje. Nje hic do te thoja!’’, u shpreh Gresë Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit