4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Vajza e Gërvallës praktikante në MPJD? Gashi: Ajo vjen me vizitu nanën e saj

- Advertisement -

Vajza e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Nora Schwarz ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e kësaj ministrie për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani

Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Frontal” të t7 është deklaruar zëvendësja e Gërvallës, Liza Gashi.

Ajo e ka mohuar kategorikisht se Nora Schwarz ka qenë zyrtarisht e angazhuar si praktikante në kabinetin e ministres.

“Nora është 15 vjeç, nuk e di këtë pjesën e kritikës që e japin media. Nora vjen me vizitu nanën e saj. Është shumë e thjeshtë, është një 15-vjeçare që vjen me vizitu nanën e saj”, tha Gashi.

Për këtë ministrja Gërvalla nuk ka dhënë ndonjë shpjegim ndonëse lidhur me këtë ka dalë edhe një dokument

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit