Vajza e Fadil Fazliut i cili po mbahet në Hagë, Majlinda, ka marrë titullin “Master” në Shëndet Publik.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Fahriu, i cili tha edhe pse në mungesë të babait, krenaria për arritjen e motrës ua mbushi zemrat plot.
“Ky është një moment i veçantë në familjen tonë, i mbushur me emocione dhe krenari. Babai është dhe mbetet forca jonë për të vazhduar përpara”, shkroi Fazliu.
Më tej, ai tha se shpresojnë që së shpejti të festojnë bashkë me babanë e tyre, Fadilin.