5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Vajza e Daniel Craig dhe Dwayne Johnson ndajnë momentin e ëmbël

- Advertisement -

Aktori 50- vjeçar i jep një puthje në faqe në premierën e “Black Adam”.

Vajza e Daniel Craig, Ella Loudon mori një përshëndetje të ngrohtë në tapetin e kuq nga Dwayne Johnson teksa mori pjesë në premierën në Mbretërinë e Bashkuar të Black Adam. Aktorja, 30 vjeçare, u shfaq sharmante me një  fustan të zi i cili ishte i care në pjesën e belit teksa mori një puthje në faqe nga aktori 50 vjeçar.

Aktori i Black Adam  tërhoqi vëmendjen me një smoking saten ngjyrë vjollce. Filmi i ri shfaq Dwayne duke portretizuar një egjiptian 5000-vjeçar, i cili u burgos për mijëvjeçarë për akte korruptive pasi mori superfuqi nga perënditë.

Por kur ai lirohet nga burgimi, ai fillon të kap kriminelët dhe më pas t’i ekzekutojë ata. Ish-agjenti 007 Ella-n, vajzën e tij të madhe  e ka  me ish-gruan Fiona Loudon, me të cilën ai ishte i martuar deri në vitin 1994. Ajo kohët e fundit ka krijuar një karrierë si aktore dhe dyshohet se është ndarë nga i dashuri i saj model i Calvin Klein, Ben Hill në shkurt të vitit 2021.

Dwayne është i martuar me 37-vjeçaren Lauren Hashian që nga viti 2019. Së bashku ata kanë 2 vajza  Tiana dhe Jasmine.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit