14.2 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Vajza e Clint Eastwood është arrestuar për dhunë në familje ndaj partnerit të saj

- Advertisement -

Vajza e Clint Eastwood, Francesca u arrestua për dhunë në familje ndaj partnerit të saj Alexander Wraith.

Aktorja 31-vjeçare thuhet se ishte duke vozitur nëpër Beverly Hills kur pasoi një debat që përfundoi në një sherr fizik.

Partneri i saj Alexander thuhet se ka thirrur policinë, e cila dyshohet se e këshilloi të shkonte në zonën e sigurisë në stacionin e policisë në Beverly Hills.

Mësohet se Aleksandri ka pasur “lëndime të dukshme” kur ka mbërritur në komisariat. Më pas Françeska u arrestua dhe u akuzua për krimin e dhunës në familje.

Mediat amerikane raportuan se nuk dihet nëse është viktima Alexander Wraith, por bëhet e ditur se ai ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa Francesca Eastwood është liruar me kusht në shumën prej 50 mijë dollarësh.

Meqë ra fjala, çifti ka së bashku një djalë gjashtëvjeçar Titan. Thashethemet për lidhjen u ndezën në vitin 2018, kur ata morën pjesë në një event publik dhe e konfirmuan zyrtarisht pasi Aleksandri paraqiti kërkesën për divorc nga gruaja e tij, Lili Gaildraud, me të cilën ishte i martuar për tetë vjet.

Edhe Françeska ishte e martuar para se të takonte Aleksandrin. Në vitin 2013, ajo u martua me Jordan Feldstein, i cili është vëllai i yllit të Hollivudit, Jonah Hill. Megjithatë, martesa e tyre zgjati vetëm tetë ditë pasi ajo paraqiti një anulim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit