24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Vajton” Guardiola: Real Madrid do të pushojë nëntë ditë para përballjes kundër nesh

- Advertisement -

Trajneri Pep Guardiola thotë se Real Madrid do të ketë një avantazh të madh që të përgatitet për derbin ndaj Manchester Cityt.

Përballja mes Realit dhe Cityt padyshim është derbi më interesant në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, para ndeshjes Guardiola është ankuar që Reali do të ketë plot nëntë ditë pushim, ndërsa Cityt i duhet të zhvillojë një ndeshje më shumë.

“Luajmë ndaj Aston Villas, pastaj mysafir i Crystal Palace të shtunën. Pastaj shkojmë si mysafir i Madridit të martën. Real Madrid ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë!”.

“Ata (Reali) luajnë këtë vikend dhe pastaj s’do të luajnë deri në ndeshjen tonë. Do të doja të reflektoja dhe kërkoja një ditë më shumë (pushimi) sepse diferenca është e madhe. Por, nuk ka shanse”, deklaroi ai.

Kësisoj, Real Madridi pritet të jetë më i freskët se City në “Santiago Bernabeu”, gjithnjë nëse skuadra mysafire s’i pushon yjet në përballjen ndaj Palace.

Kujtojmë, përballja zhvillohet më 9 prill – ku në të njëjtën kohë Arsenali luan ndaj Bayern Munichut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit