Zv/ministri në detyrë i drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka bërë një punë të madhe.
Edhe një herë, pushteti ka zgjedhur t’ua ‘gjuajë fytyrës’ qytetarëve, pagesat për avokatët e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka bërë të ditur se kanë paguar 31 milionë e 985 mijë.
Megjithatë, ai nuk ka treguar si e kanë ndryshuar udhëzimin administrativ për pagesat.
Postimi:
Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbrojtjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Nga viti 2021, kur edhe ka filluar ekzekutimi i pagesave, e deri me 16 maj 2025, kemi ekzekutuar për mbrojtjen financiare të ish krerëve të UÇK-së, 31 milionë e 985 mijë e 214 euro.
Ata që e kanë bërë Gjykatën Speciale, kot mundohen të mashtrojnë me gënjeshtra! Ministria e Drejtësisë do ta adresojë secilën përgjegjësi që ka. Kushëdo që është i/e interesuar të dijë më shumë për shpenzimet, jemi të hapur t’ju ofrojmë qasje.