7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vaji, Martini, Mimoza, Nagipi e Mujka: Bajrami ia numëron 5 raste pushtetit ku duhet kërkuar ligjshmëria

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, edhe njëherë kritikuar ashpër partinë pushtet duke dalë në mbështetjen të plotë të Klan Kosovës, në rastin me Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Deputetja Bajrami ka kërkuar që partia në pushtet të zbatonte ligjshmërinë dhe Kushtetutën në rastet e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit, Mimoza Kusari dhe Faruk Mujkës, të cilët janë të përfshirë në akte të dyshimta që kërkojnë hetime.

Ajo më tej ka thënë se padrejtësia me e madhe që mund të është drejtësia selektive duke e akuzuar pushtetin për veprime të njëanshme.

Postimi:

Ndaluni! Nuk mund te aryestohet rasti Klan Kosovës duke mbyllë biznese të tjera!

❌Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës edhe në rastin e Martin Berishajt dhe përfshirjen e tij në transaksione financiare energjetike me kompani nga Serbia.

❌ Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Nagip Krasniqit që është në paraburgim për korrupsion në KEK.

❌Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës kur Mimoza Kusari me izën e Albin Kurtit flet për Simicin e në interfon edhe me Radojcicin.

❌Partia e Albin Kurtit duhet të kërkojë zbatim të ligjshmërisë dhe zbatim të Kushtetutës në rastin e Faruk Mujkës i arrestuar për korrupsion;

❌Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë zbatim të ligjit dhe Kushtetutës edhe në rastin e MINT për keqpërdorimet e rezervave shtetërore dhe mosardhjen e vajit nga Polonia.

Padrejtësia me e madhe është drejtësia selektive, e këtë ky pushtet po e kërkon këtë nga dita e parë.

Edhe te bizneset me dokumente antikushtetuese, fajet janë edhe te MINT/MTI, në të gjitha periudhat kohore që ka pranu dokumente jokushtetuese andaj lerëni bizneset t’i bëjnë korrigjimet e nevojshme sipas ligjit, ATK-ja le të aktivizohet për të parë nëse dikush këto i ka bërë për evazion fiskal, organet tjera të hetuesisë e drejtësisë le t’i bëjnë të gjitha hetimet, POR një gjë ta keni të qartë nuk e kemi luksin me mbyllë biznese, për me tepër MINT nuk ka as bazë ligjore për ta bërë një të tillë.

Lerëni drejtesinë ta bëjë drejtesinë për secilin rast pa ndërhyrje!

Nuk qeveriset me propagandë e fushatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit