-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Uzuni vjen nga stoli dhe i jep një pikë Granadës

- Advertisement -

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar. Megjithatë, kjo nuk e pengoi sulmuesin e kombëtares të bëhej protagonist për të tijtë teksa shënoi golin e barazimit duke i dhuruar një pikë të çmuar Granadës.

Beratasi u aktivizua në minutën e 73-të dhe në të 86-tën gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar ndeshjen në 3-3.

Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon të LaLiga-s teksa sulmuesi jep një sinjal të qartë se problemet fizike janë thjesht e kaluara dhe se është sërish gati për të marrë rolin e liderit te Granada.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit