Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Me këto dy gola të realizuar, Uzuni shkroi emrin e tij në historinë e stadiumit “Los Carmenes”.
Uzuni shkoi në shifrat 26 gola të shënuar në stadiumin e Granadas, më së shumti se gjithë lojtarët. Ai kaloi legjendën, El-Arabi që është golashënuesi më i mirë në histori, kurse në stadiumin “Los Carmenes” kishte shënuar vetëm 24 gola.
Lojtari shqiptar është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Grandas me 33 gola.