Emri i alpinistes nga Kosova, Uta Ibrahimit do të gdhendet përgjithmonë në lartësitë e alpinizmit me një rekord të ri.
Ajo është bërë alpinistja e parë nga Kosova që ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë, të njohura si “tetëmijëshat”.
Rrugëtimi i saj në alpinizëm filloi në vitin 2017, kur bëri bujë si gruaja e parë shqiptare që ngjiti Everestin (8,848 metra), majën më të lartë të globit.