7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Usyk është një patriot i vërtetë: Ai do t’u japë shifra të mëdha parash boksierëve ukrainas për çdo medalje në Lojërat Olimpike

- Advertisement -

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka treguar shumë herë gjatë agresionit rus kundër atdheut të tij se është patriot dhe tani ka bërë një lëvizje tjetër që e ilustron më së miri këtë.

Kampioni i botës në peshat e rënda të WBC, WBO dhe WBA vendosi të shpërblejë nga xhepi i tij boksierët ukrainas për çdo medalje të fituar në Lojërat Olimpike në ‘Paris 2024’.

Ukraina përfaqësohet në turneun e boksit në Lojërat Olimpike nga Oleksandr Kizhniak, fituesi i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, dhe Aider Abduraimov dhe Dmytro Lovchinskiy, kështu që Usyk u ka premtuar se do t’i shpërblejë me bollëk në rast se do të ngjiten në podium.

“Usyk i ndihmon shumë boksierët tanë, kryesisht financiarisht. Tani ai u ka premtuar se do t’u japë 80.000 dollarë për medaljen e artë, 70 mijë për të argjendtën dhe 50 mijë për të bronztën”, zbuloi përzgjedhësi i ekipit ukrainas të boksit, Dmitry Sosnovsky.

Ndryshe, vetë Usyk fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë e peshave të rënda në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit