0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Usyk e lë luftën në Ukrainë, bëhet gati për të luftuar me Joshuan

- Advertisement -

Oleksandr Usyk e ka lënë luftën në Ukrainë për t’iu përkushtuar profesionit të tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus.

Por, ai ka përfunduar në Poloni ku ka shkuar për t’u përgatitur sa më mirë për përballjen e radhës me Anthony Joshuan, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Bëhet e ditur se dy boksierët mund ta zhvillojnë meçin e dytë në mes tyre në muajin qershor të këtij viti pasi Usyk hoqi dorë nga vija e parë e frontit.

Ukrainasi bëri sensacion vitin e kaluar kur e mposhti Joshuan për t’ia rrëmbyer atij brezat e artë në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Atij iu dha drita e gjelbër të largohej nga vendi nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Joshua e ka shfrytëzuar klauzolën e rimeçit, e cila cekej në kontratën e tyre.

Tash, Usyk pret të bëhet gati për mbrojtjen e parë të titullit botëror në Londër, respektivisht në “Wembley Stadium”.

Usyk iu bashkua mbrojtjes territoriale të Kievit kur Rusia e nisi sulmin ushtarak në Ukrainë, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga vendi, 35 vjeçarit iu dha një leje e veçantë për t’u larguar pasi u konsiderua se ky vendim është në interes nacional.

Njëjtë ka mundur të vepronte edhe ish-kampioni i dyfishtë botëror Vasyl Lomachenko, por ai vendosi të qëndrojë dhe të luftojë para se të shkojë në Australi për t’u përballur muajin tjetër me George Kambosos Jr. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit