-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Ushtrime për punonjësit e zyrave

- Advertisement -

Si ka mundësi që njerëzit që punojnë në zyra janë të predispozuar për të shtuar në peshë?

Mendohet se arsyeja për këtë është më shumë e komplikuar se vetëm mungesa e lëvizjeve.

Glukoza është burimi i energjisë së qelizave tona të trurit. Niveli i glukozës në gjak ulet më shumë gjatë një pune të lodhshme të trurit se sa gjatë ushtrimeve fizike.

Kur glukoza na ulet ndjehemi të uritur, në këtë mënyrë organizmi mundohet të rimbushë nivelet e glukozës.

Kështu, kur ne harxhojmë shumë kohë përballë kompjuterit, tentojmë të harxhojmë më pak kalori, por të hamë më shumë ushqim, në këtë mënyrë duke konsumuar më shumë sesa harxhuar.

Ky është shkaku kryesor pse puna mendore rezulton në shtimin e peshës. Ja disa ushtrime që duhet të bëjnë punonjësit e zyrave për të pasur një fizik të mirë:

  • Ushtrime për barkun dhe kurrizin
  • Pompa
  • Ecje e shpejtë ose vrap kur është e mundur.

Gjithashtu ushqimi është mjaft i rëndësishëm. Kjo këshillë do t’i bëjë ditët tuaja në zyrë më pak monotone dhe do të ngrejë gjithashtu humorin tuaj.

Pra, sigurohuni që të hani një mollë, dardhë, kos ose lëng në vend të kafes ose biskotave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit