-1 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Ushtrim i presionit tek votuesit, kryetarja e Ranillugut intervistohet nga policia

- Advertisement -

Një incident tjetër u regjistrua sot në rajonin e Anamoravës.

Kryetarja e Ranillugut Tanja Antiq, po dyshohet se ka ushtruar presion ndaj votuesve që të votojnë për një subjekt të caktuar politik.

Ajo është intervistuar nga organet e rendit, e për të cilin rast për Klan Kosova detaje dha togeri Ismet Hashani, nga Policia e Gjilanit.

“Prokurori ka qenë këtu në vendin e ngjarjes dhe sigurisht që për rrjedhën e këtij rasti do të njoftohemi me kohë”, deklaroi Hashani.

Ai foli edhe për incidentet e tjera që ndodhën deri më tani gjatë ditës të cilat tha se nuk janë shumë serioze. /klankosova/

Të ngjashme

Të fundit