Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u realizua ushtrimi gjithëpërfshirës me simulim të një incidenti ajror, duke testuar koordinimin, reagimin dhe gatishmërinë operative.
Institucionet e përfshira në Planin Emergjent vepruan së bashku në një skenar realist, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes ndërinstitucionale.
Të gjitha nivelet komanduese u aktivizuan nën monitorimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, duke riafirmuar përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare të aviacionit.
Sepse siguria nuk është vetëm prioritet, është përgjegjësi e vazhdueshme. 🛡️
———-






