7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Ushtria ukrainase thotë se ofensiva ruse po ngadalësohet, akuzon rusët për goditjen e objektivave civile

- Advertisement -

Trupat ruse “kanë ngadalësuar ofensivën e tyre”, por ende po ecin para në Ukrainë, thuhet në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Gjatë operacionit ajror-sulmues, armiku vazhdoi të angazhohej në fusha ajrore dhe civile, pika komanduese ushtarake, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastrukturë të rëndësishme kritike, qendra të populluara dhe njësi në zonën e mbrojtjes”, thuhet në kumtesë.

“Në shkelje të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, pushtuesit kanë shkaktuar sulme tinëzare me raketa në ndërtesat e banimit në Zhytomir dhe Chernyhiv”.

Prononcimi shtoi se forcat ukrainase po zmbrapsnin sulmet ruse, “duke e detyruar armikun të braktiste ofensivën”.

Që nga e hëna, zjarri i artilerisë nga një prej brigadave ukrainase kishte shkatërruar më shumë se pesë autokolona ruse, thuhet më tej.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit