Sulmi i djeshëm me dron në gadishullin ukrainas të Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia, është përgatitje për një kundërofensivë të planifikuar, tha sot ushtria ukrainase.
“Shkatërrimi i logjistikës së armikut është një nga faktorët përgatitës për veprimet e forta të forcave tona të mbrojtjes, për të cilat ne kemi folur për një kohë të gjatë,” tha për televizionin Nataliya Gumenyuk, zëdhënëse e komandës jugore të ushtrisë ukrainase.
Gumenjuk shtoi se bëhet fjalë për përgatitjen për një ofensivë në shkallë të gjerë “që të gjithë presin”.
Një depo e madhe karburanti ruse mori flakë pas një sulmi me dron në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, të shtunën në mëngjes. Sipas raporteve ruse, nuk pati të lënduar apo viktima dhe asnjë ndërtesë civile nuk u dëmtua.
Inteligjenca ushtarake ukrainase njoftoi se dhjetë tanke karburanti u shkatërruan. Kievi nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët e inteligjencës thanë se shpërthime të tilla do të vazhdojnë.
Rusia ka qenë në luftë me fqinjin e saj për më shumë se një vit dhe aktualisht kontrollon afërsisht 20 për qind të territorit të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në 2014.
Për javë të tëra, komuniteti ndërkombëtar ka pritur njoftimin për një ofensivë të madhe ukrainase. Ukraina dëshiron që, me ndihmën e armëve që i dërgohen nga vendet perëndimore, të kthejë territoret e pushtuara