-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ushtria ruse “zhduket” mistershëm nga aeroporti Antonov

- Advertisement -

Pas disa javëve të mbajtjes nën kontroll të Aeroportit Antonov në Ukrainë, që gjendet vetëm 28 kilometra me veriperëndim të kryeqytetit Kiev, forcat ruse janë zhdukur papritmas.

Kështu tregojnë pamjet satelitore, raporton CNN.

Të enjten, një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes amerikane, i ka thënë mediumit se besojnë që forcat ruse me gjasë të madhe, kanë lënë aeroportin. Imazhet e reja satelitore nga “Maxar Technologies”, e konfirmojnë këtë gjë.

Kapja e aeroportit Antonon ishte një prej fitoreve të para ruse në ditën e parë të luftës, 24 shkurt. Një numër helikopterësh kishin kapur me shpejtësi aeroportin por edhe ushtarët rusë në të.

Që nga atëherë, forcat ukrainase kishin mbajtur të bllokuar avancimin e forcave ruse dhe ato nuk kishin arritur asnjëherë t’i afroheshin Kievit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit