Ushtria izraelite, në një deklaratë të pazakonshme në gjuhën perse, u ka thënë iranianëve të brengosur për situatën në vendin e tyre se duhet ta shqyrtojnë kontaktin me agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad.
“Të dashur qytetarë të Iranit. Ne e kuptojmë situatën tuaj të vështirë nën kushte të rënda të krijuara nga regjimi. Ditëve të fundit, ne kemi pranuar shumë mesazhe nga njerëz që janë të brengosur për të ardhmen e tanishme të paqartë. Edhe ata që e identifikojnë veten si anëtarë të institucioneve të sigurisë të regjimit i kanë shprehur te ne frikën, dëshpërimin dhe zemërimin e tyre për atë që është duke ndodhur në Iran dhe kanë kërkuar nga ne që t’i kontaktojmë autoritetet izraelite, në mënyrë që Irani të mos e pësojë fatin e njëjtë si Libani dhe Gaza” – thuhet në deklaratë.
“Në këtë pikë, është e nevojshme që të sqarohet se ne nuk jemi autoriteti i duhur për kërkesa të tilla. Por më e pakta që ne mund të bëjmë është që t’ju drejtojmë përmes këtij linku në uebfaqen e Mossadit” – thuhet më tej.