Ushtria izraelite tha se dhjetëra raketa u hodhën nga Libani në Izrael të enjten. Situata eskaloi pas bastisjeve të policisë izraelite në xhaminë “Al-Aqsa” në Jerusalem.
Në disa video të publikuara në rrjete sociale, raketat shihen duke fluturuar në qiell në pjesën veriore të Izraelit, ndërsa zhurma e shpërthimit u dëgjua në largësi, raporton televizioni CNN.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “është duke pranuar plotësim të vazhdueshëm të informacioneve për situatën e sigurisë dhe do të kryejë një vlerësim me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë”- tha zyra e tij.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, gjithashtu është informuar për “ngjarjet e fundit të sigurisë në kufirin verior të Izraelit”, tha Ministria e Mbrojtjes.