24.9 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Ushtria izraelite përgatitet të zhvendosë banorët në jug të Gazës

- Advertisement -

Banorët e Gazës do të pajisen me tenda dhe pajisje të tjera strehimi duke filluar nga e diela, përpara se të zhvendosen nga zonat e luftimeve në jug të Gazws “për të garantuar sigurinë e tyre”, tha ushtria izraelite të shtunën.

Kjo vjen disa ditë pasi Izraeli tha se kishte ndërmend të niste një ofensivë të re për të marrë kontrollin e qytetit verior të Gazës, qendrës më të madhe urbane të enklavës, në një plan që ngriti alarm ndërkombëtar mbi fatin e rripit të shkatërruar, ku jetojnë rreth 2.2 milionë njerëz.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se para nisjes së ofensivës, popullsia civile do të evakuohet në atë që ai e përshkroi si “zona të sigurta” nga qyteti i Gazës, të cilin e quajti bastioni i fundit i Hamasit.

Pajisjet e strehimit do të transferohen nëpërmjet pikës kalimtare Kerem Shalom në Gazën jugore nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare të ndihmës, pasi të inspektohen nga personeli i ministrisë së mbrojtjes, tha ushtria.

OKB nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi njoftimin izraelit, megjithatë, paralajmëroi të enjten se mijëra familje që tashmë po përballojnë kushte të tmerrshme humanitare mund të shtyhen në skaj nëse plani i Qytetit të Gazës ecën përpara, shkruan Reuters

Të ngjashme

Të fundit