9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ushtria e SHBA-së po kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e aeroplanit 100-milionësh

- Advertisement -

Ushtria e SHBA-së ka kërkuar ndihmë nga publiku për ta gjetur një prej aeroplanëve ushtarakë F-35B me vlerë 100 milionë dollarë, pasi piloti “ishte katapultuar” jashtë aeroplanit të dielën pasdite.

Kontakti me aeroplanin u humb të dielën pasdite në momentin kur piloti po e fluturonte atë mbi Karolinën Jugore.

Piloti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, doli nga aeroplani dhe u ul me parashutë në mënyrë të sigurtë. Gjendja e tij është stabile dhe gjendet në spital.

Zyrtarët thanë se aeroplani kishte pësuar një “incident”, por nuk dhanë më tepër detaje.

Aeroplani ishte lënë në autopilot kur piloti u katapultua jashtë, ka thënë një zëdhënës i Bazës së Përbashkët në Charleston. Thuhet se aeroplani ka qëndruar për një kohë në ajër.

Zyrtarët janë duke kërkuar rreth liqenit Moultrie dhe atij Marion, në veri të qytetit Charleston.

Kërkimet po bazohen në lokacionin e fundit ku është vërejtur aeroplani.

Aeroplani F-35 kushton rreth 100 milionë dollarë dhe prodhohet nga Lockheed Martin.

Vlerësohet si aeroplani luftarak më i avancuar në botë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit