Ushtria amerikane thotë se deri më tani ka fundosur mbi 30 anije iraniane

- Advertisement -

Ushtria amerikane  ka njoftuar se ka fundosur më shumë se 30 anije iraniane deri më tani gjatë luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, përfshirë një anije iraniane të dronëve, që është kapluar nga zjarri.

Admirali Brad Cooper, i cili i drejton forcat amerikane në Lindje të Mesme si komandant i Komandës Qendrore, tha se sulmet iraniane me raketa balistike janë pakësuar për 90 për qind që nga dita e parë e luftës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha: “Sasia e fuqisë së zjarrit mbi Iranin dhe mbi Teheranin do të rritet në masë dramatike”.

“Irani po shpreson se ne nuk mund ta vazhdojmë këtë, gjë që është llogaritje shumë e keqe” – paralajmëroi ai.

“Ne vetëm sa kemi filluar të luftojmë dhe luftojmë në mënyrë vendimtare” – shtoi sekretari i Mbrojtjes.

Ndërkohë, presidenti amerikan tha të enjten se dëshiron që fillimisht ta përfundojë luftën në iran, por pastaj “do të jetë vetëm çështje kohe para se ju dhe shumë njerëz të jashtëzakonshëm të ktheheni te Kuba”.

Duke folur në një tubim me ekipin futbollistik amerikan, Inter Miami, në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se Kuba “dëshiron fort që të bëjë një marrëveshje”.

Të ngjashme

Të fundit