16.8 C
New York
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

Ushtria amerikane realizon trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së

- Advertisement -

Një ekipe mobile e Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

Ndër të tjera në njoftim qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit.

Postimi i plotë:

Së bashku më të fortë

Profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi i ndërsjellë me aleatët tanë, kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ekipë mobile nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit